Çlirim Thaçi dhe Burgju Arapi, janë të një profesioni, të lojës së hendbollit, luajnë në klubin me të njëjtin emër, po ashtu janë edhe ushtarë të Kosovës (FSK-së).
Çlirimi dhe Burgju, janë fejuar mes vete dhe ndihen shumë të lumtur.
Sportistë të dalluar, shembull për të gjithë.

Mrekullia është që janë të të njëjtit profesion si në hendboll si në ushtri dhe të të njëjtit qytet, Prizreni.
Çlirimi është portieri i KH Prizrenit dhe Burgju luan në poziten e pivotes të KHF Prizreni.

“Kështu ishte kësmeti, jam e lumtur sepse të dytë jemi të një profesioni”, tha shkurt Burgju për gazetën kombëtare “Bota sot”.