Anëtari i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Leonard Cula, ka shkruar se në ndeshjen Besa Famgas - Rahoveci (ndeshje e elitës së hendbollit të Kosovës), janë deleguar refer hajgare.
Cula e mori guximin dhe e thotë hapur, se turpi nuk paska fund, po dëmtohen ekipet!
“Dy ekipe që investojnë nga 100.000 E, delegohen refer hajgare, e çojnë mundin e njerëzve e lojtarëve poshtë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/December/28/auto_321585696_2256712197840054_6539715622900440244_n1672226281.jpg)
Postimi i Culajt
Turpi spaska fund. Marre, marre!”, shkruan Cula në profilin e tij në facebook.
Ky mesazh i tij nënkupton se diçka nuk është në rregull në këtë komunitet.