Kombëtarja e Kosovës është më e mira për nga sportet kolektive në Kosovë dhe treguesi më i mirë janë edhe rezultatet e arritura në kualifikuese.
Jo me kaq, në radhët e tyre është edhe kapitenja Leonora Demaj (Vendsyssel), që po e bën diferencën!
Leonora luan me sukses në elitën e hendbollit në Danimarkë.
Demaj
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka eliminuar Ishujt Faroe, ndeshjen e parë e ka fituar me 27:24, ndërsa të dytën e humbi me 29:28 dhe kualifikohet në fazën e dytë të Kampionatit Botëror 2023.
Kosova luan me Poloninë për një vend në Botëror.
Kjo është meritë e madhe edhe e selektorit Agron Shabani. Një notë dhjetëshe e meriton edhe qyteti i Istogut, ku në palestër ishin mi 2 mijë shikues në përballjen Kosova – Ishujt Faroe.
Leonora Demaj ka udhëhequr Kosovën drejt suksesit të madh, e cila ka shënuar 20 gola në dy ndeshje dhe ishte golashënuesja më e mirë e kësaj faze.