Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, është duke marrë pjesë në Samitin Global të hendbollit, që po mbahet në Shkup.
Me këtë rast ai është takuar edhe me trajnerin e mirënjohur kroat, Lino Çervar.
“Samiti Global i hendbollit që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.
Eksperienca të ndryshme me trajnerë të ndryshëm nga më të mirët në botë.
Njeri ndër ata, z. Lino Çervar, kampion botëror dhe olimpik më Kroacinë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.