Vitet ikin por kujtimet mbesin gjithmonë siç thonë në popull.
Kështu është edhe me ish portierin e mirënjohur të hendbollit, Sami Çerkini, ish anëtar i kombëtares së Kosovës.
Në vitet e rinisë, Samiu ka pas një frizur karakteristike, me flokë të. dendura dhe siç thonë shokët e tij, i pashëm, i qetë, largpamës dhe i dashur për shoqëri.
Sami Çerkini sot
Nuk ka ndryshuar edhe aq shumë për nga flokët, e ka pothuajse të njëjtën ngjyrë.
Sot është trajner për kategoritë e reja në kombëtaren e Kosovës.
E veçanta është se nga viti 2011, Kastrioti nuk ka fituar titull të kampionit, që nga koha e tij kur ka qenë kryetrajner dhe ende mburren me suksesin e tij tani e 12 vite.