Tainara Luna Goncalves, hendbolliste e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu, është krenare që u zgjodh lojtarja më e mirë e vitit 2022 nga Federata e Hendbollit e Kosovës.
Vajza nga Brazili, ndihet krenare për epitetin e më të mirës por është edhe një motiv shtesë për të.
Për brazilianen është edhe befasi e madhe sepse as që e ka menduar ndonjëherë se do të jetë lojtarja më e mirë e shtetit të Kosovës në hendboll.
“Është një ndjenjë fantastike. Në fakt, ishte një befasi e madhe për mua të zgjidhem si hendbollistja më e mirë në Kosovë për vitin 2022, duke pasur parasysh se jam lojtare e huaj.
Jam shumë, shumë e lumtur që e mora këtë çmim. Synimi për këtë vit është t’i fitoj sërish titullin dhe kupën me Istogun“, thotë Goncalves.