Kroacia pa ndonjë problem e ka mposhtur me rezultat 34:26 (21:13) kombëtaren e Belgjikës, në kuadër të grupit 4 të Kampionatit Botëror në hendboll.
Kroatët treguan lojë shumë të mirë sidomos në 30 minutat e parë shkëputen në epërsi me 8 gola (21:13).
Në pjesën e dytë belgët treguan lojë më të mirë por duket se edhe kroatët ishin të kënaqur me epërsinë dhe e ruajtën deri në fund të sfidës.
Arbër Qerimi u paraqit për Belgjikën, duke shënuar 4 gola por nuk mjaftuan për të shmang humbjen e thellë.
Te kroatët më e efikasit janë Marin Jeliniq me 6 gola, Filip Glavash 5 e Ivan Martinovi 5
Kroacia renditet në vend të tretë me 5 pikë dhe Belgjika në fund me 0 pikë. Belgjika nuk kanë asnjë shpresë për kualifikim.