Hendbollistët e Sllovenisë shënojnë fitore me rezultat 31:23 ndaj Malir të Zi.
Hendbollisti Aleks Vlah me gjashtë gola i priu fitores, ndërsa Novak shtoi pesë dhe Dolenec katër.
Në anën tjetër, Vujaçiq ishte më i miri me pesë gola, ndërsa Vujoviq, Simiq, Lasica dhe Kalugjuroviq nga katër gola.
Në ndeshjen tjetër, Hungaria mposhti me rezultat 42:30 Kepin e Gjelbër. Boda, Boka dhe Rosta shënuan nga shtatë gola, ndërsa Hanusz shtoi gjashtë dhe Banhidi e përfundoi ndeshjen me pesë gola.
Nga ana tjetër, Landim shënoi tetë gola, ndërsa Moreno dhe Araujo nga gjashtë gola dhe Pina dhe Semedo e përfunduan ndeshjen me nga tre gola.
Sllovenia është në vend të tretë me 6 pikë e Mali i Zi i pesti me 2 në kuadër të grupit 1 të Kampionatit Botëror.
Hungaria renditet në pozitën e dytë me 6 pikë e Kepi i Gjelbër me 0 pikë në grupin 2.
Rezultatet
Mali i Zi - Sllovenia 23:31 (8:15)
Kepi i Gjelbër - Hungari 30:42 (15:22)