Pas dorëheqjes së Arben Muqollit, klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt), nuk ka qëndruar duarkryq por në kohë rekorde ka gjetur kryetrajnerin e ri.
Vushtrriasit emërojnë kryetrajner maqedonasin Risto Magdincev.
Synimet e klubit me traditë janë të futen në katërshen e madhe.

Bajram Isufi dhe Kujtim Pllana
Vushtrria është kampion me shikueshmëri në Superligën e Kosovës.
“Ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të klubit tonë Risto Magdincev.
I urojmë suksese së bashku me ne”, - njofton KH Vushtrria.
Kujtim Pllana, po bën një punë të madhe në klub dhe për këtë edhe u zgjedh punëtori më i mirë sportiv nga Federata e Hendbollit e Kosovës.