Kombëtaret e Danimarkës dhe Spanjës në hendboll janë gjysmëfinalistët e parë të Kampionatit Botëror të hendbollit, pasi triumfuan sot në ndeshjet e tyre çerekfinale ndaj Hungarisë dhe Norvegjisë.
Danimarka e mposhti me rezultat 40:23 Hungarinë.
Ndeshja e dytë ishte shumë më emocionuese dhe në fund fitoi Spanja duke mundur me rezultat 35:34 Norvegjinë.
Norvegjezët patën epërsinë që në fillim, por Spanja mbajti ritmin dhe nuk i lejoi norvegjezët të shkëputeshin shumë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë (13:12) e Norvegjisë.
Norvegjia dukej se ishte gjysmëfinaliste, pasi në minutën e fundit avancuan me 25:24.
Në sekondat e fundit, spanjollët barazuan dhe e çuan ndeshjen në kohë shtesë.
E para përfundoi me rezultat 29:29.
Megjithatë, Spanja triumfoi në mënyrë sensacionale në shtesën e dytë me 35:34 dhe do të takohet me Danimarkën në gjysmëfinale.