Kombëtaret e hendbollit të Suedisë dhe Francës do të luajnë gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Botëror, pasi kanë mundur sonte në ndeshjet çerekfinale skuadrat e Egjiptit dhe Gjermanisë.
Suedia e mundi me rezultat 26:22 Egjiptin.
Franca e mposhti me rezultat 35:28 Gjermaninë.
Në ndeshjen e dytë, Franca humbi pjesën më të madhe të pjesës së parë, dhe arriti të rikthehet dhe të barazojë vetëm në fund të saj (16:16).
Mirëpo, në pjesën e dytë, francezët treguan lojë më të mirë dhe triumfuan me rezultat 35:28.
Kjo është hera e parë që nga viti 1964 që gjysmëfinaliste të Kupës së Botës janë të njëjtat, katër skuadra, pra Danimarka, Spanja, Suedia dhe Franca.
Gjithashtu, kjo është hera e parë në histori që në dy Botërorë radhazi, çiftet gjysmëfinale do të jenë të njëjta.
Fakti që është kompeticioni i tretë radhazi ku çiftet gjysmëfinale janë të njëjta është gjithashtu magjepsës, pasi të njëjtat dyshe u takuan vitin e kaluar në Kampionatin Evropian.
Në gjysmëfinale takohen:
Franca – Suedia
Spanja - Danimarka