Pas volejbollisteve të Fer Volley-t, me ftohtin polar brenda palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizajt, u ballafaquan edhe hendbollistet e Kastriotit të Ferizajt.
Vashat e Kastriotit janë mërdhi gjatë stërvitjes, në një palestër që ka një hapësirë më shumë se pesë metra pa dritare tash e pesë e muaj.
“Jemi mërdhi, nuk e dinim a jemi në palestër të sporteve në Ferizaj apo në frigofer.
E papërballueshme, as trajnerja nuk i rezistoj këtij ftohti të madh, gati sa u sëmurë.
Ftohti depërtonte nga dritarja, nuk mund ta kapnim as topin me duar thuajse të ‘ngrira’“, ankohen brenda klubit të KHF Kastrioti.
”Nuk është normale kjo, kur sheh vajzat duke u dridhur e duke iu ‘kërcitur dhëmbët’ nga i ftohti.
Urgjentisht të gjendet një dritare, ndryshe vashat tona do të bëhen për spital”, thonë nga klubi.