Danimarka e Franca do të luajnë të dielën mbrëma në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të hendbollit.
Finalja do të zhvillohet në “Tele2 Arena”, në Stokholm të Suedisë.
Gjysmëfinalet e Botërorit u zhvilluan të premten. Fillimisht në Gdansk të Polonisë, Danimarka e mposhti Spanjën me rezultat 26:23.
Më pas në Stokholm, Franca shkëlqeu për fitoren 31:26 ndaj Suedisë.
Danimarka e kërkon titullin e tretë të botës, kurse Franca e kërkon titullin e shtatë.