Danimarka nuk ka të ndalur, për herë të tretë rresht është kampion i botës në hendboll (meshkujt).
Danezët shënuan fitore me rezultat 34:29 (16:15) ndaj Francës, në finalen e madhe që u zhvillua në “Tele2 Arena” në Stokholm.
19 mijë shikues në palestër, vërtet panë një lojë të madhe të të dy kombëtareve por Danimarka ka treguar përqendrim në momente vendimtare.
Pjesa e parë u mbyllë me një goldallim (15:16) në favor të Danimarkës.
Në pjesën lojë e fortë dhe deri në minutën e 45-të, Franca sfiduese dhe ishte një gol në disavantazh por më pas Danimarka shfrytëzoi gabimet e rivalit dhe shkëputet në epërsi me 4 gola (27.31) në minutën 55-të.
Dy minuta pa përfunduar takimi, rezultati ngushtohet në 29:31, dramë e vërtetë në palestër.
Danimarka ka triumfuar me rezultat 34:29 ndaj Francës.
Hendbollistët Rasmus Lauge me 10 gola e Simon Bogetoft Pytlick me 9 sosh, janë më efikasit të Danimarka dhe Nedim Remili me 6 të Franca.