Ka mbajtur mbledhje Komisioni e Federatës së Hendbollit të Kosovës për regjistrimin e lojtarëve.
Komisioni, duke u bazuar në Rregulloren për regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre, ka shqyrtuar të gjitha kërkesat e bërë në mini-afatin kalimtar të janarit dhe i ka miratuar të gjitha.
Te hendbollistët janë aprovuar 15 kërkesa gjithsej, ndërsa te hendbollistet pesë. Komisioni përbëhet nga Faruk Mujka (kryetar), Arben Gashi e Diana Hoxha.
Konkurrenca e meshkujve
1. Deniz Terziqi KH Besa Famgas KH Trepça
2. Lulëzim Shabani KH Kastrioti KH Trepça
3. Shpëtim Mehmeti KH Kastrioti KH Trepça
4. Arti Luzha KH Besa Famgas KH Rahoveci
5. Mateus Henrique KH Deçani KH Rahoveci
6. Besmir Muja KH Vushtrria KH Samadrexha
7. Arjanit Hyseni KH Vushtrria KH Samadrexha
8. Ermir Januzi KH Trepça KH Samadrexha
9. Samid Mekiq Suedia KH Prishtina
10. Arbër Aliu KH Trepça KH Kastrioti
11. Hamdi Salihu KH Prishtina KH Kastrioti
12. 3Nimon Idrizaj KH Deçani KH Besa Famgas
13. Mohammed Hachemi M.M. Batana KH Trepça
14> Daniel Franco Gavidia Handball Carpi KH Besa Famgas
Konkurrenca e femrave
1. Aida Stagova KHF Prishtina KHF Ferizaj
2/ Shkurte Mehmeti KHF Prishtina KHF Ferizaj
3. Iurosana Haskaj KHF Deçani KHF Shqiponja
4. Mimoza Sefedini KHF Ferizaj KHF Prishtina
5. Donita Shala KHF Prishtina KHF Ulpiana