Me ndeshjet e xhiros së dhjetë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ferizaj – Prishtina konsiderohet kryendeshja e xhiros së dhjetë.
Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:00.
Të dielën është edhe takimi Samadrexha – Istogu.
Kjo ndeshje luhet prej orës 15:00. Kampioni dhe lideri, Istogu, është favorit i madh në ndeshjen në Samadrexhë.
Të shtunën janë dy ndeshje. Prej orës 15:00 është derbi gjakovar mes Vëllaznimit dhe Shqiponjës.
Ndërsa prej orës 17:00 takohen Vushtrria e Jusuf Gërvalla.
Vushtrriaset llogarisin në dy pikë të reja nga kjo sfidë. Ndeshja Kastrioti – Dukagjini luhet të enjten prej orës 18:30.