Shqiponja e ka fituar derbin e qytetit ndaj Vëllaznimit.
Të shtunën në kuadër të javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e hendbollisteve, Shqiponja fitoi me rezultat 33:22.
Ndeshja e xhiros së dhjetë u luajt në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Alba Bardhi e Larisa Ferizaj i shënuan nga nëntë gola, ndërsa tetë i kishte Diellza Nuza. Edona Radoniqi i shënoi shtatë gola për Vëllaznimin, derisa Ema Daija i shtoi gjashtë.
Të shtunën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Jusuf Gërvalla.
Fitore me rezultat të thellë, 42:18, shënoi skuadra vushtrriase.
U shqua Gentiana Basholli me nëntë gola, derisa gjashtë i kishte Agnesa Hysa.
Nga pesë gola i shënuan Kosovare Avdiu, Burneta Rama, Olta Cecelia e Donita Kasumi.
Te skuadra deçanase u shqua Arjeta Imeraj me shtatë gola.
Katër i kishte Ardiana Imeraj, ndërsa tri i realizoi Nurije Çekaj.