Hendbollistja Shkurta Mehmeti ka regjistruar ndeshjen e parë në fanellën e Ferizajt dhe është shënuesja më e mirë, me gjithsejt 12 gola.
Ferizaj e ka mposhtur me rezultat 38:28 Prishtinën, në takimin e vlefshëm të Superligës së Kosovës.
Mehmeti nuk ka treguar mëshirë ndaj ish skuadrës së saj, duke e shpartalluar me gola.
“Jam krenare që shënova 12 gola por kjo ka pak rëndësi sepse me rëndësi është fitorja e ekipit tim.
Ne luajmë si kolektiv dhe nuk janë më rëndësi golat, sa fitorja në derbi dhe dy pikë që fituan në pjesën e dytë të kampionatit.
Ferizaj ka treguar lojë shumë më të mirë, ndaj edhe me meritë morëm dy pikë.
Rezultati është treguesi më i mirë se sa ishim më të mira se Prishtina”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Mehmeti gjatë afati kalimtar dimëror nga Prishtina kaloi në radhët e Ferizajt.