Ish hendbollisti, Flamur Salihu, ka marrë drejtimin e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt).
Pas largimit të maqedonasit Aco Stankovski nga pozita e kryetrajnerit, Salihut i besohet timoni dhe ka rezultuar me sukses të madh, për faktin se të shtunën që e lamë pas e mposhti me rezultat 32:28 Prishtinën.
Ferizajasit synojnë play-off-in në luftë për titull po ashtu edhe finalen e Kupës së Kosovës.
Ferizajasit qe katër ndeshje nuk njohin humbje, synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.
Aktualisht janë në pozitën e tretë me 17 pikë pas 16 jave në Superligën e Kosovës.