Istogu është mikpritës i finaleve të Superkupës së Kosovës në hendboll.
Dy finale që priten në ethe nga ekipet, ku secila synon të fitojë trofeun e çmueshëm.
Në orën 15.30 takohen kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, Besa Famgas nga Peja me skuadrën renome Kastriotin e Ferizajt.
Pejanët synojnë trofeun e radhës, ndërsa ferizajasit të nisin vitin me trofe.
Në konkurrencën e femrave, kampionja në fuqi dhe liderja e kampionatit, Istogu sfidohet nga nënkampionja e Kosovës, Ferizaj.
Finalja luhet në orën 18.00 dhe pritet numër i madh i shikuesve në palestrën e sportit në Istog.