Besa Famgas e Pejës, është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Për pejanët është trofeu i parë i Superkupës, garë që u organizua për herë të parë nga Federata e Hendbollit e Kosovës.
Besa ka shënuar fitore me rezultat 36:29 (14:13) ndaj Kastriotit të Ferizajt, që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.
Ferizajasit treguan lojë shumë të mirë vetëm në 30 minutat e parë por përvoja dhe cilësia ishin në anën e pejanëvem që e bënë të veten në pjesën e dytë.
Në minutën e 20-të, rezultati 9:9, ndërsa në atë të 23-tën Kastrioti avanconte me 11:9.
Në fund të pjesës ë parë barazohet rezultati dhe Besa kaloi në epërsi me 13:14,
Pjesa e dytë në dominim të pejanëve, avancuan me 17:20, duke thelluar epërsinë në shtatë gola (22:29) në minutën e 50-të.
Besa ka shënuar fitore plotësisht të merituar me rezultat 36:29 ndaj Kastriotit.