Istogu ka fituar trofeun e parë për vitin 2023 njëherësh Superkupën e Kosovës, që u organizuar për herë të parë nga Federata e Hendbollit e Kosovës, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kjo garë tani e tutje do të jetë tradicionale.
Vashat e Istogut shënuan fitore me rezultat 33:17 (17:8) ndaj Ferizajt, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit në Istog.
Istogu larg me cilësi ndaj Ferizajt, por kjo e fundi ka edhe disa lojtare të reja dhe të papërvoja.
Pjesa e parë ka përfunduar me nëntë gola dallim (17:8) në të mirë të Istogut.
Në pjesën e dytë, pritej një lojë më e mirë nga ferizajaset por nuk ndodhi, kësisoj Istogu thellon epërsinë në 16 gola (25:9) në minutën e 43-të.
Istogu ka shënuar fitore të thellë me rezultat 33:17 kundër Ferizajt.
Istogu ishte skuadër dominante dhe nisi herët shkëputjen. Albina Rugova ishte më efikasja me shtatë gola. Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, kurse nga katër i realizuan Dajana Milaniq dhe Tina Hetemi.
Ivana Bojoviq i shënoi nëntë gola për Ferizajn. Albulena Kelmendi, Mirjeta Dinolli e Shkurte Mehmeti i kishin nga dy gola.
Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, është i kënaqur me angazhim dhe lojën e vashave të tij.