Që nga viti 2019 e ka fituar nënshtetësinë e Kosovës dhe është krenare vajza shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Suzana Ujkiq.
Aktualisht jeton në Yutz të Francës dhe luan hendboll për ekipin e këtij qytetit në ligën e tretë franceze.
Suzana thotë se 17 shkurti për të është ditë e veçantë dhe feston në mënyrën më madhështore.
“17 Shkurti - Dita e Pavarësisë së Kosovës, është një ditë e veçantë.
Uroj 15 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.
Krenare që jam pjesë e kombëtares së Kosovës.
Krenare që jam dardane.
Zemra ime qan për shtetin e Kosovës dhe është zemra ime”, thotë Ujkiq për gazetën kombëtare “Bota sot”.