Faruk Shala është krenar për epitetin e trajnerit më të mirë në komunën e Istogut.
Shala është kryetrajner i Istogut, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).
“Komuna e Istogut me vlerësoj si trajneri i vitit 2022.
Vlerësimi nga komuna, nga bashkëqytetarët, koleget, trajnerët e sportit të vendlindjes është i veçantë, andaj jam shumë mirënjohës.
Jam i nderuar që pranova këtë çmim nga nxënësi im kryetari i komunës z. Ilir Ferati dhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport znj.Eliana Blakaj.
Uroj gjithë sportistët istogas për suksese tjera, ne do të ndihemi gjithmonë te lumtur me sukseset e juaja duke dhënë përkrahjen tonë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.