Përzgjedhësi i Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës në hendboll (meshkujt), Irfan Smajllagiç, ka shkurtuar listën e hendbollistëve që po i llogarit për ndeshjet kualifikuese kundër Kosovës më 8 dhe 12 mars.
“Ndeshja e parë e këtyre dy kombëtareve do të luhet më 8 mars në Prishtinë, ndërsa katër ditë më vonë është caktuar ndeshja në Tuzëll.
Pas dy xhirove të para, të dyja kombëtaret kanë nga dy humbje, ndërsa Mali i Zi dhe Sllovenia kanë nga dy fitore në kualifikueset për Euro 2024”, shkruan mediumi boshnjak “Osllobogjenja”.
“Disa nga lojtarët më të mirë të kombëtares sonë nuk janë në listë”, ka shkruar më tej.
Bosnja kërcënon Kosovën se do ta mundin edhe në Prishtinë edhe në Tuzëll.
Kosova e Bosnjë-Hercegovina janë në Grupin 7 të kualifikimeve për Euro 2024.
Lista e Bosnjës:
Vlado Draganiç (Borac m:tel), Adi Mehmexhehajiq (Graçanica); Luka Periç (Borac m:tel), Mladen Bošković (Izvixhaç), Senjamin Buriç (Skjern; Danimarka), Adin Faljiç (PPD Zagreb; Kroacia), Amir Muhoviq (Celje; Sllovenia), Elmir Graxhan (Olympiakos; Greqia), Mirsad Terziq (Wisla Plock; Polonia), Mirko Herceg (Csurgoi; Hungaria), Vladan Lonçar (Krka; Sllovenia), Igor Mandiq (COCKS; Finlanda), Edin Klis (PPD Zagreb; Kroacia), Marko Davidoviq (Tatran Preshov; Sllovakia), Milan Vukshiç (Izvixhaç CO), Luka Knezheviq (Borac m:tel), Marko Paniq (Montpellier; Franca), Nedim Haxhiq (Maglaj).