Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që mbahet në verë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të ketë grumbullimin e radhës javën e ardhshme.
Të hënën vajzat e Kosovës U19 mblidhen në Gjakovë, ndërsa do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Shqiponja 2000” që mbahet më 7 e 8 mars po në Gjakovë.
Kryetrajneri Granit Sahiti ka ftuar 16 lojtare në këtë grumbullim. Vetëm një prej tyre luan në vendet evropiane, përkatësisht në Suedi.
Turneun tradicional “Shqiponja 2000” e organizon KH Shqiponja nga Gjakova.
Pos Kosovës U19 dhe Shqiponjës, marrin pjesë edhe Kombëtarja U19 e Bullgarisë si dhe skuadra nga Maqedonia e Veriut, Gjorgje Petrovi.
Lista e lojtareve
Marisa Berisha KHF Shqiponja
Selvije Mullakadrija KHF Vëllaznimi
Blenarda Bytyqi KHF Istogu
Eliona Maksuti KHF Kastrioti
Arlinda Maloku KHF Samadrexha
Elsa Kongjeli KHF Ferizaj
Doresa Rugova KHF Istogu
Mirjeta Dinolli KHF Ferizaj
Ermira Berisha KHF Prishtina
Agnesa Hysa KHF Vushtrria
Ariona Dushica Suedi
Elona Hyseni KHF Prishtina
Flaka Hoti KHF Ferizaj
Fatime Basholl iKHF Samadrexha
Aulona Maloku KHF Samadrexha
Klea Ajvazi KHF Prishtina