Të hënën do të grumbullohet kombëtarja e Kosovës U-19 në hendboll, për t’u përgatitur për turneun tradicional “Shqiponja 2000”, që e organizon KH Shqiponja nga Gjakova.
Në turne krahas Kosovës U19 dhe Shqiponjës, marrin pjesë edhe Kombëtarja U19 e Bullgarisë dhe Gjorgje Petrov nga Maqedonia e Veriut.
Selektori i Kosovës U-19, Granit Sahiti, ka ftuar prej talenteve më të mëdha në Kosovë, shtatlarten Elona Hyseni, anëtare e KHF Prishtina.
Elona vlerësohet që në një të ardhmen të afërt, mund jetë edhe bazë e fuqishme edhe për kategorinë e senioreve.
Elona është e lumtur për ftesën dhe premton maksimumin në turneun e Gjakovës.
“Jam e nderuar dhe mjaft e privilegjuar që jam përzgjedhur në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që mbahet në verë.
Edhe këtë herë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll më ka caktuar në këtë grup për çka do të mundohem të jap maksimumin”, thotë Elona për gazetë kombëtare “Bota sot”.