Kombëtarja e Kosovës fillon sot me stërvitje

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës fillon sot me stërvitje

Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:31
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e zhvillon sot stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Stërvitja e parë zhvillohet prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi kanë pasur angazhime me skuadrat e tyre, ndërsa shumica kanë luajtur të premten e të shtunën.

Përkushtimi i lojtarëve por edhe i shtabit teknik është që të përgatiten maksimalisht dhe të japim maksimumin në ndeshjet me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ndeshja e parë është të mërkurën prej orës 20:15 në Prishtinë. Ndërsa të dielën, më 12 mars, Bosnja është nikoqire në Tuzlla.

Ndeshjet i takojnë grupit të shtatë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.

Në grup janë edhe Mali i Zi dhe Bosnja, që kanë nga dy fitore, përkatësisht nga katër pikë.

Kosova e Bosnja janë pa pikë. Synim i Kosovës është vendi i tretë që mund të jetë i mjaftueshëm për kualifikim.

Katër prej tetë kombëtareve më të mira të pozitës së tretë kualifikohen në Evropian.

Por për bazë nuk merren rezultatet me Kombëtaren e fundit në grup.

Pra Kombëtares sonë i duhet që ta lë Bosnjën prapa dhe të mundohet të marr pikë ndaj Malit të Zi apo Sllovenisë.

I gjithë fokusi aktualisht është te ndeshja e së mërkurës me Bosnjë-Hercegovinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat