Për dallim nga Kosova, Federata e Hendbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës, i ka bërë me dije mediumeve boshnjake, se afati i fundit, për t’u akredituar për ndeshjen me kombëtaren e Kosovës, është data 9 mars.
Gazetarët që nuk akreditohen nuk mund ta përcjellin ndeshjen ku është vendi i posaçëm për gazetarët.
“Ju ftojmë të regjistroheni për ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikueseve të Euro 2024 ndërmjet skuadrës së hendbollit të Bosnjë-Hercegovinës dhe asaj të Kosovës, e cila do të luhet në sallën ‘Mejdan’, të dielën më 12 mars, në orën 17.00.
Ju mund të akreditoheni në departamentin e shtypit në seksionin Multimedia të faqes sonë të internetit.
Një gazetar, një kameraman dhe një fotoreporter nga secila redaksi duhet të paraqiten.
Akreditimi është i hapur deri të enjten, 9 mars 2023 deri në orën 12:00.
Pas kësaj, akreditimi nuk do të jetë i mundur”, njofton federata boshnjake.