Kombëtarja e Kosovës ka bërë paraqitje të zbehtë në 30 minutat e parë të ballafaqimit.
Bosnja dhe Hercegovina është në epërsi me rezultat 14:10, në takimin e xhiros së tretë të Grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Boshnjakët avancuan me 0:2, 3:6, pastaj edhe me 5:12 në minutën e 21-të.
Në nëntë minutat e fundit të pjesës së parë, Dardanët luajtën më mirë dhe ngushtuan rezultatin në 9:13 në minutën e 28-të.
Shpresojmë që në pjesën e dytë të luajnë më mirë. dhe të përmbysin epërsinë e rivalit.
Ndeshja po luhet në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, shikues mbi 1.000.