Bosnja e Hercegovinës mbrëmë ka shënuar fitore në Prishtinë, me rezultat 25:22 ndaj Kosovës, në kuadër të Grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Hendbollistët tanë nuk treguan lojë të mirë, duke dëshpëruar aq më keq që nga minuta e 42-të kur patën një seri katastrofë negative, 0:7.
Pra, nga epërsia 17:16, rezultati u shndërrua në 17:23.
Federata e Hendbollit e Kosovës, në një formë e justifikon humbjen nga Bosnja.
“Ndaj Bosnjë - Hercegovinës nuk morëm rezultatin e synuar, por puna dhe angazhimi për rritjen e mëtejme nuk ndalet.
Rruga nuk është e lehtë, kurse përkushtimi ynë është maksimal.
Kombëtarja A sot i kthehet punës për ndeshjen e ardhshme. Menjëherë të dielën mbrëma luajmë në Tuzlla ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Mësojmë edhe nga dështimet sportive dhe mbushemi ne vullnet e dëshirë për punë edhe më të madhe", shkruan në faqen e FHK-së.