Kosova e mposhti vetveten jo që Bosnja dhe Hercegovina ka treguar diçka ekstra në fushën e lojës në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Fitorja e Bosnjës është e pastër si loti me rezultat 25:22 ndaj Kosovës, sepse përfituan goxha mirë nga gabimet e hendbollistëve tanë.
Kosova tash gjendet në fund të renditjes me 0 pikë në grupin 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll.
E para, Kosova pati vetëm dy ditë përgatitje (e hënë dhe e martë) dhe iu qasen ndeshjen me Bosnjën dhe Hercegovinën.
E dyta, Bosnja me shumë mungesa erdhi e fitoi dhe u kthye ballëlart.
E treta, a mos vallë disa mungesa të boshnjakëve dhe rezultatet e fundit të Bosnjës, i mashtruan këta tanët, duke ndejtur me komoditet, se e mposhtim Bosnjën sepse jemi më të mirët.
Edhe kjo gjithsesi ka mundur të na mashtrojë për faktin se kur i kanë analizuar humbjet e Bosnjës dhe të vetat me Slloveninë dhe me Malin e Zi, aty iu ka mbushur mendja se Bosnjën e mposhtin, por doli e kundërta.
Rezultatet e Bosnjës në Grupin 7
Bosnja dhe Hercegovina - Mali i Zi 25:36
Sllovenia - Bosnja dhe Hercegovina 28:20
Rezultatet e Kosovës në Grupin 7
Kosova - Sllovenia 24:29
Mali i Zi Kosova 29:20
Kosova - Bosnja dhe Hercegovina 22:25
Sepse e kanë pa që Mali i Zi e ka mposhtur Bosnjën me 11 gola dallim në Bosnjë, ndërsa Kosovën vetëm me 9 gola në Podgoricë.
E kanë pa që Sllovenia e ka mposhtur Bosnjën me 8 gola dallim dhe Kosovën me vetëm 5 dhe këtu ka dalur analiza, se Kosova është më e mirë plus disa mungesa që ka rivali dhe ky fakt na ka mashtruar keq.
E katërta, ose ky është kapaciteti që kemi me lojtarë!
Bosnja nuk ka treguar ndonjë lojë për duartrokitje sepse edhe ata patën jo stabilitet nga rezultati 5:12, Kosova e ktheu në 17:16.
Kampi i kombëtares së Kosovës menduan se ndeshja u fitua, ndodhi katastrofa, 0:7 në favor të boshnjakëve, rezultat 17:23! Ndeshja humbet me 3 gola dallim.
Federata e Hendbollit e Kosovës, me gjuhën e saj diplomatike mes të tjera sot arsyetohet përmes një shkrimi: “Mësojmë edhe nga dështimet sportive dhe mbushemi ne vullnet e dëshirë për punë edhe më të madhe".
Edhe sa duhet të shkojë që të mësojmë nga dështimet?
Kush duhet të marrë përgjegjësinë përveç selektorit Bujar Qerimi për humbjen e djeshme, sidomos për serinë 0:7:
A mjaftojnë dy ditë përgatitje?
Bosnja fitoi, tani të mendojnë për në Tuzëll me 12 mars!
Tash e kanë më të qartë situatën e boshnjakëve.