Kenan Magoda, kryetar i Federatës së Hendbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ministër i sportit në federatën boshnjake, mbrëmë e ka nderuar Eugen Saraçinin kryetarin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Saraçini - Magoda, i dhuruan njëri - tjetrit plaketa me domethënie të veçantë
Saraçinit iu dhurua plaketa e bukur me kryeqytetin boshnjak, Sarajeva.
Nga ana tjetër, Saraçini ia dhuroi plaketën domethënëse, me hartën e Kosovës.
Saraçini dhe Magoda, u takuan mbrëmë në Prishtinë në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.
Ata biseduan për shumë gjëra dhe me theks të veçantë për hendbollin dhe për bashkëpunimin në të ardhmen.
Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar fitore me rezultat 25:22 ndaj Kosovës.
Ndeshja e radhës Bosnje - Kosovë luhet në fundjavë përkatësisht në Tuzëll (me 12 mars, ora 17.00).