Kombëtarja e Kosovës mbrëmë mbeti duarthatë, ka pësuar humbje me rezultat 25:22 nga Bosnja dhe Hercegovina, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 7 të Kampionatit Evropian në hendboll.
Djelmoshat tanë nuk treguan lojën e pritur, bënë gabime të shumta dhe këtë e ka shfrytëzuar Bosnja, duke shënuar fitore.
Notat për kombëtaren e Kosovës dhe selektorin Bujar Qerimi.
Nota më e dobët është 1 dhe maksimalja 5.
Notat: Berisha 2.5, Dri. Tahirukaj 3, Dre. Tahirukaj 3, Jupa 2.5, Dedaj 2, Shabani 2, Gegaj 3, Gjuka 2.5, Mushkolaj, Ramosaj 3, Muqolli, Ramadani 2, Basholli, Taci, Zogaj, Gërbeshi 2.5. Selektori Bujar Qerimi 2.5.