Kosova pëson humbje edhe në Tuzëll

Hendboll

Kosova pëson humbje edhe në Tuzëll

Nga: K. G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 18:40
Pamje nga ndeshja e parë Kosova - Bosnja

Kombëtarja e Kosovës nuk ia del as në Tuzëll, duke pësuar humbje me rezultat 25:18 nga Bosnja dhe Hercegovina.

Është humbja e katërt për kombëtaren e Kosovës në kuadër të grupit 7 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Pjesa e parë përmbyllet me 10:7 në favor të boshnjakëve. 

Edhe në pjesën e dytë u tregua lojë e mirë por Bosnja nuk ka lejuar befasi në terren të saj, duke shënuar fitoren e dytë rresht ndaj të njëjtit rival, pasi që në Prishtinë fituan me 25:22.

Hendbollisti Senjamin Buriq me 7 gola është m efikasi të Bosnja dhe Valon Dedaj me 5 gola më radhët e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat