Bosnjë-Hercegovinës ka shënuar fitore me rezultat 25:18 ndaj Kosovës (meshkujt), në ndeshjen e xhiros së 4-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll.
Ndeshja u zhvillua në Tuzëll të Bosnjës.
Pas ndeshjes, selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Irfan Smajllagiq, tha fjalë të mira për Kosovën.
“Kosova është një skuadër e disiplinuar dhe e fortë, është teknikisht e mirë.
Reagimi i lojtarëve është gjithmonë i ndryshëm.
Jam i lumtur për lojtarët, sepse pavarësisht gabimeve, ne gjithmonë kemi pasur një vizion taktik se si duhet të veprojmë.
Ne kemi pritur mundësinë tonë.
Jam i kënaqur me qasjen dhe angazhimin e lojtarëve”, tha mes tët tjera Smajllagiq.