Kombëtarja e Kosovës sot ka pësuar humbjen e katërt rresht në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Hendbollistët tanë mposhtën me rezultat 25:18 nga Bosnja dhe Hercegovina në Tuzëll.
Bujar Qerimi, selektor i Kosovës, thotë se ka ende punë që të përmirësohen disa gabime që po ndodhin në lojën e Kosovës.
“Në mbrojtje ishim shumë të mirë, por nuk mundëm ndaj portierit vendas që bëri punën si duhet.
Na mbetet të punojmë ende dhe të përparojmë në shumë gjëra.
Na duhet ende përvoja e ndeshjeve të mëdha. Kemi ende motiv dhe forcë për të ecur përpara. Jemi në rrugën e duhur”, - thotë Qerimi.