Ringkobingu ka kaluar në raundin e gjashtë të Kupës së Danimarkës.
Prej më efikaseve në fitoren 43:20 ndaj skuadrës Fredrikshavn ishte kapitenja jonë, Leonora Demaj.
Ajo i realizoi nëntë gola për të vazhduar me formë të mirë.
Organizatorja e lojës së Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari kontribuoi me tri gola.
Por Marigona, si zakonisht, shquhet edhe në organizim të lojës dhe kontributi i saj nuk kufizohet vetëm në golat e shënuar.
Demaj e Hajdari pas disa javësh do ta udhëheqin lojën e Kosovës në dy ndeshjet me Poloninë, për një vend në Botëror.