Istogu nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Të dielën, Istogu fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 39:24, në ndeshjen e fundit të xhiros së 13-të të kampionatit të Kosovës.
Istogaset nisën herët shkëputjen në rezultat, ndërsa fitorja e tyre nuk është rrezikuar asnjëherë.
Tina Hetemi u shqua me 11 gola, ndërsa tetë i kishte Arlinda Dinarica.
Te Ferizaj, Elsa Kongjeli i shënoi tetë gola, ndërsa gjashtë i kishte Meri Koneski. Istogu ka fituar 13 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 26 pikë. Ferizaj është i treti me 19 pikë.