Verim Zherka dhe Sami Çerkini do të drejtojnë klubin e hendbollit Ferizaj (femrat), anëtare e elitës së hendbollit të Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga Xhavit Morina, kryetar i klubit.
Zherka dhe Çerkini janë trajnerë të rinj të klubit që ka ambicie titullin e kampionit të Kosovës.
Morina tha se me Zherkën dhe Çerkinin ambiciet i kanë të qarta.
Granit Sahiti është dorëhequr mbrëmë nga pozita e kryetrajnerit të senioret dhe do të punojë me kategoritë e reja në klub.
Morina tha se Sahiti ka bërë një punë të madhe me ekipin e senioreve dhe i është edhe mirënjohës për gjithë atë që ka dhënë brenda kësaj periudhe.