Përballja mes kombëtares së Polonisë dhe Kosovës (femrat), pritet me kërshëri edhe në shtetin polak.
Është përballja e parë mes këtyre kombëtareve.
Polonia hiqet favorite e madhe në letër por në anën tjetër ka kujdesin nga Kosova veçmas nga hendbollistja Leonora Demaj.
Ndeshja luhet nesër në orën 17.45 në Bielsko-Biala, e cila i takon fazës së dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, është në presion të madh, për faktin se e di se me çfarë kombëtare ka punë dhe kërkon rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë.
Synimi i tij është që të paraqiten sa më mirë dhe të kthehen me rezultat pozitiv.