Kombëtarja e Kosovës nuk ia doli në përballjen e parë me Poloninë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).
Polonia ka shënuar fitore me rezultat 36:22 (17:6) ndaj Kosovës, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Bielsko-Biala.
Dardanet e nisen mirë, duke udhëhequr me 0:1 por polaket menjëherë kundërpërgjigjen duke barazuar dhe shkëputur në epërsi me 5:3, të cilën e thelluan atë në 11 gola (17:6) në minutën e 30-të.
Çka do të thotë se vashat tona në çdo pesë minuta shënuan nga një gol, një statistikë katastrofë.
Vashat tona luajtën më mirë në pjesën e dytë por nuk arritën që të shmangin humbjen.
Megjithatë kjo humbje është e thellë dhe ka pak shpresa për përmbysje në sfidën e kthimit që luhet në Prishtinë (me 12 prill, 20.15).
Selektorin Agron Shabanin e pret sprovë e vështirë në kryeqytet kur kihet parasysh se polaket kanë ekip më cilësore.