Kosova ka pësuar humbje me rezultat 36:22 nga Polonia, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat).
Ndeshja u zhvillua në palestrën e sportit në Bielsko-Biala.
Ish hendbollisti mirënjohur, Dervish Berisha, kritikon lojtaret.
“Kampionati i Kosovës nuk është në nivelin duhur dhe shumë pak apo hiq nuk luajnë lojtaret e kampionatit tonë por ekipi përbëhet nga lojtaret tona që luajnë në Europë.
Veçohen tri - katër prej tyre a pak më shumë se vashat që luajnë në Kosovë por mentaliteti ynë është hajt se luan jashtë e është e mirë.
Andaj suksese ju dëshiroj në ndeshjen në Prishtinë dhe presim që të fitojmë me pak strategji e taktik, me një moral më të lartë, presim fitore”, ka shkruar Berisha.