Kombëtarja e Kosovës është në presion të madh për faktin se do të ndeshen me Poloninë në takimin e kthimit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Humbja në ndeshjen e parë me rezultat 36:22 nga Polonia, ka zbehur shumë shpresat që Dardanet të kalojnë këtë rreth të kualifikueseve në Kampionatin Botëror.
“Kombëtarja i kthehet ndeshjes së dytë me polaket!
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë.
Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani.
Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal.
Janë analizuar lëshimet, por edhe gjërat pozitive nga ndeshja në Poloni dhe do të nxirren mësimet e duhura.
Ndeshja Kosovë - Poloni zhvillohet të mërkurën nga ora 20.15 në Prishtinë. Përballja i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023”, njofton FHK.