Vushtrria si gjithmonë ka pas traditë në hendboll në konkurrencën e meshkujve.
Në fund të viteve të 80-ta me sukses ka luajtur në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë madje ka luftuar që të hyjë edhe në elitën e hendbollit të asaj kohe.
Fotografia që shihet me lojtarë, është e vitit 1978 përkatësisht para 45 viteve.
Nga e majta në këmbë: Isak Bajrami, Tefik Mikushnica, Genc Buçinca, Ymer Glloboderi, Kemajl Tërnava, Ibush Abdullahu, Shemsedin Pantina.
Nga e majta ulur: Veselin Jovanoviq, Gani Tërnava, Nexhmedin Çaka, Qenan Kera dhe Ymer Selmanaj.