Jo vetëm në futboll por edhe në sporte me dorë ka raste që kurdisen ndeshjet në shtetet e ndryshme të botës, po ashtu përflitet edhe në Kosovë.
Po flitet e përflitet se në hendboll ka kurdisje të rezultateve.
Nëse vërtet ka kurdisje të rezultateve, ky është turpi më i madh.
“Dyshojmë për ndeshje të kurdisur.
Këtë çështje do të ngriti në bord”, tha në kushte anonime anëtari i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Komesari i garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Isak Osmani, urgjentisht duhet të analizojë se për cilën ndeshje po dyshohet për kurdisje!
Nëse del e vërtetë, dy apo edhe katër klube automatikisht të përjashtohen nga elita dhe zyrtarët e klubeve të ndiqen penalisht për këtë fenomen të turpshëm.
Mos të tolerohet në asnjë mënyrë aktet e turpshme ose të shpallet kampionati i pavlefshëm!
Po flitet për dy ndeshje të kurdisura një të meshkujt dhe një të femrat, është fjala për javët e fundit!