Kombëtarja e Kosovës është eliminuar nga Polonia, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Vashat tona mposhten sonte edhe në Prishtinë me rezultat 32:20, ndërsa sfidën e parë e patën humbur me 36:22 nga polaket.
“Përfundon rrugëtimi ynë në kualifikimet për Botërorin 2023.
Eliminuam Ishujt Faroe, ndërsa mësuam shumë nga dy ndeshjet e forta me Poloninë, që kualifikohet në Botëror.
Shikojmë para me optimizëm drejt kualifikimeve të ardhshme që janë për Evropian.
Shpresojmë që përkrahja e tifozëve ndaj vajzave të jetë më e madhe në ndeshjet e ardhshme”, thuhet nga Federata e Hendbollit e Kosovës.