Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj, ka theksuar se kanë mësuar shumë nga dy ndeshjet me Poloninë.
Polonia i fitoi të dy ndeshjet dhe u kualifikuar në Botëror, por Kombëtarja jonë ka shfaqur shenja të rritjes së vazhdueshme.
“Nuk jemi ende në nivelin e Polonisë.
Kemi shumë punë para.
Mirëpo edhe pse rezultati doli keq, jam e kënaqur me pjesën e parë.
I kemi dhënë mundin deri në fund. Në pjesën e dytë nuk kishim energji më, u lodhëm.
Jemi shumë pak lojtare që luajmë edhe në sulm edhe në mbrojtje. U harxhuan bateritë në fund. K
emi mësuar shumë në këto dy ndeshje, jemi të vetëdijshme se çfarë pune na pret për të qenë në nivelin e Polonisë”, ka theksuar Demaj.