Të dielën zhvillohen ndeshjet e radhës në ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll.
Në kuadër të Grupit A zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt.
Ndeshjet zhvillohen në Ferizaj, ndërsa prej orës 12:00 takohen Prishtina e Llapi.
Prej orës 14:00 është ndeshja Trepça – Kastrioti.
Në Grupin B është xhiroja e tretë, ndërsa ndeshjet luhen në Gjakovë.
Deçani e Vëllaznimi takohen prej orës 11:00, ndërsa Rahoveci e Besa Famgas prej orës 13:00.
Juniorët po zhvillojnë garë interesante, derisa në skenë po dalin emra të rinj.