Viktorija Divak, tri herë kampione e Rusisë në hendboll, humb jetën pasi u rrëzua nga kati i tetë i ndërtesës së saj.
Mediat ruse raportojnë se trupi i hendbollistes (29 - vjeçare) është gjetur në afërsi të ndërtesës ku ajo banonte, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e rënies para se të mbërrinte ambulanca.
Trajneri i klubit Astrakhanochka, për të cilin ka luajtur Divak, Aleksej Alekseyev, ka komentuar lajmin e hidhur.
“Jemi të gjithë në shok.
Askush nuk e kupton se çfarë mund të ketë ndodhur.
Kjo është një fatkeqësi e vërtetë për të gjithë ne”, - Alekseyev.
Siç raporton REN TV, duke cituar një burim të afërt me situatën, supozohet se sportistja ka rënë nga dritarja e një ndërtese shumëkatëshe në rrugën ‘Sofija Perovska’.
Ajo ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend.
Hetuesit ende nuk i kanë përcaktuar rrethanat e vdekjes së saj.
Më vonë, u shfaq një version që Victoria nuk ra nga dritarja, por nga tarraca.
Aty u gjet celulari i saj si dhe një gotë verë.
Gjatë karrierës së saj, Divak luajti ndër të tjera për Halle-Neustadt të Gjermanisë, Ahenheim të Francës dhe Gomel të Bjellorusisë.
Me kombëtaren e të rejave të Rusisë, ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian në 2009.